Zgjedhja e programit universitar është një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrësh pas mbarimit të shkollës së mesme. Çdo vit, mijëra maturantë ndodhen përpara të njëjtës dilemë: Cila është dega e duhur për mua? Si të sigurohem që po marr një vendim të zgjuar dhe të dobishëm për të ardhmen time?
Ky artikull do të të ndihmojë të kuptosh faktorët që duhet të marrësh parasysh dhe si Kolegji Universitar Qiriazi të ndihmon në këtë rrugëtim.
1. Njihu me veten: Çfarë të pëlqen dhe ku ndihesh më i/e aftë?
Fillimisht, mendo se cilat lëndë të kanë pëlqyer më shumë, cilat aktivitete të frymëzojnë dhe në cilin profesion e sheh veten në të ardhmen. Të zgjedhësh sipas pasionit, por edhe të bazohesh tek aftësitë që ke, është hapi i parë drejt suksesit.
2. Hulumto tregun e punës
Dega duhet të të afrojë drejt një karriere reale. Teknologjia Ushqimore, Menaxhimi, Drejtësia, Mësuesia – këto janë disa nga programet e Kolegji Universitar Qiriazi që kanë treg të gjerë punësimi, si në sektorin publik ashtu edhe privat.
3. Kërko cilësi akademike dhe mbështetje reale Qiriazi të ofron:
● Programe të akredituara nga institucionet kombëtare
● Staf akademik me tituj dhe eksperiencë profesionale
● Mësim të fokusuar tek praktika dhe përgatitja profesionale
● Ambiente moderne dhe konvikte bashkëkohore
● Mbështetje për punësim dhe karrierë pas diplomimit
4. Përfitimet shtesë: Erasmus+, bursa dhe praktika
Zgjedhja e programit lidhet edhe me mundësitë që të ofrohen gjatë studimeve:
● Bursa ekselence, sociale dhe talenti, për të gjithë ata që e meritojnë
● Mundësi shkëmbimi me universitete të huaja përmes programit Erasmus+
● Bashkëpunime me institucione publike dhe biznese private për praktika profesionale
5. Kërko universitetin që të trajton si individ, jo si numër Te Qiriazi do të ndihesh pjesë e një familjeje akademike! Marrëdhënia student-pedagog është e ngushtë dhe mbështetëse. Që në ditën e parë e deri në diplomim, nuk je vetëm.
Apliko tani në programin që i përshtatet potencialit tënd. Le të fillojë kapitulli yt i ri tek Kolegji Universitar Qiriazi


