Regjistrimi
RAUNDI I PARË
2 Shtator – 15 Shtator 2019, të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, duhet të paraqiten pranë sekretarisë mësimore të universitetit përkatës për të kryer regjistrimin në programin që ata dëshirojnë të vazhdojnë.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Aplikantët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
c) deklaratën, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
d) Vertetim te notave te Matures shteterore te marra ne Drejtorine ose Zyren Arsimore perkatese.
e) Tek shumica e Universiteteve do ju japin një faturë regjistrimi e cila mund të paguhet tek Posta shqiptare ose në Banka të nivelit të dytë.
Një pjesë e universiteteve e publikojnë online faturën ndërsa një pjesë jo kështu që duhet të paraqiteni pranë shkollës për ta marrë.
…
Raundi i parë është i ndarë në 7 FAZA 48 oreshe.
Pra:
Faza nr.1 – 2-3 Shtator
Faza nr.2 – 4-5 Shtator
Faza nr.3 – 6-7 Shtator
Faza nr.4 – 8-9 Shtator
Faza nr.5 – 10-11 Shtator
Faza nr.6 – 12-13 Shtator
Faza nr.7 – 14-15 Shtator
Secili maturant mund të ndjekë ecurine e procesit të shpalljes fitues ose jo në të gjitha degët që ai ka aplikuar në portalin Ualbania.
Renditja ndryshon në kohë reale (pothuajse reale dmth).
Nëse shikoni një ose disa degë të ngjyrosura me ngjyrë JESHILE atëhere ju jeni shpallur FITUES në ato degë.
Maturanti duhet të paraqitet në universitet brenda afatit kohor prej 48 orësh për tu regjistruar pranë universitetit ku dëshiron të regjistrohet përndryshe do të humbasë mundësinë të regjistrohet përsëri në atë degë që ka fituar në atë raund.
Nëse shikoni një ose disa degë të ngjyrosura me ngjyrë PORTOKALLI atëhere ju keni mundësi që ato degë ti kapni fazën tjetër të raundit ku ndodheni.
Nëse shikoni një ose disa degë të ngjyrosura me ngjyrë të KUQE atëhere ju nuk jeni shpallur fitues për ato degë, pra jeni shumë poshtë vijës së kuqe në renditje.
(Për më tepër shikoni videon tonë në Youtube: Video shpjeguese mbi Fazat e raundeve)
KJO GJË VAZHDON NË ÇDO FAZË TË KËTIJ RAUNDI PRANDAJ DUHET TË JENI TË KUJDESHËM TË KONTROLLONI HERË PAS HERE PORTALIN UALBANIA DHE TË SHIKONI MUNDËSITË QË KENI PËR TU SHPALLUR FITUES NË DEGËN QË DONI.
KUJDES!!
Nëse regjistroheni në një nga degët që jeni shpallur fitues ju automatikisht dilni nga gara për degët e tjera për të cilat keni aplikuar.
Nëse nuk regjistroheni brenda 48 orësh në degën tek e cila jeni shpallur fitues atëhere ju nuk do të keni më mundësi të regjistroheni tek ajo degë për këtë raund!






