Komiteti i ekspertëve ka bërë me dije masat e reja në lidhje me Covid-19.
Kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli është shprehur se duke pasur parasysh rritjet e rasteve në vend do të merren masa të reja.
Komiteti ka propozuar:
Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mengjesit me përjashtim të lëvizjeve të detyrueshme.
Të mbyllen baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë dhe do të zgjasin tre javë dhe do të rishikohen çdo javë.
Maska është e detyrueshme në ambiente të hapura dhe të mbyllura.


