Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në raundin me kërkesa për programet e studimit ku kishte ende kuota të lira se më poshtë gjendet lista paraprake e fituesve në programet e studimit Bachelor:

Psikologji – Fitues nga 1 te 3 (3 kuota të lira pas Raundit të II)

Punë Sociale – Fitues të gjithë (18 kuota të lira pas Raundit të II)

Administrim dhe Politika Sociale – Fitues të gjithë (32 kuota të lira pas Raundit të II)

Filozofi dhe Etikë Sociale – Fitues të gjithë (31 kuota të lira pas Raundit të II)

Sociologji – Fitues të gjithë (41 kuota të lira pas Raundit te II)

Shkenca Politike – Fitues të gjithë (42 kuota të lira pas Raundit të II)

Ankimimi për listat paraprake të fituesve bëhet nesër datë 12.10.2025 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ju njoftojmë se data e regjistrimit për aplikantët e shpallur fitues më sipër është data 13.10.2025, ora 08:00 – 16:00.

Gjithashtu, bazuar në Urdhrin nr. 214 dt. 08.10.2025, të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë në datë 14.10.2025 për formularin A1Z por edhe kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania dhe që rezultojnë të parregjistruar në asnjë program studimi janë të mirëpritur të aplikojnë në datën 14.10.2025 – 15.10.2025 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në programet e studimit të cilat kanë ende kuota të lira.