Në një komunikatë mes ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sa u takon protokolleve dhe masave paraprake për hapjen dhe ecurinë e vitit të ri shkollor u deklarua se shkollat do të hapen.

“Kemi disa skenarë për të rifilluar mësimin në disa shkolla. Probleme ka me shkollat e dëmtuara  nga tërmeti, mund të bëhet me turne. Po ndjekim dhe shembujt  e shumë vendeve për hapjen e shkollave. Bashkitë duhet të fillojnë procesin e  dezinfektimit të shkollave. Kemi parashikuar dhe mësim online për shkollat që do mbyllen”, u shpreh Shahini.

Nga ana tjetër, Manastirliu tha:

“Po punojmë për protokollet e sigurisë të cilat po detajohen. Kemi  eksperiencën  e deritanishme me hapjen e çerdheve dhe kopshteve. Çdo vendim
do të  udhëhiqet  nga siguria e jetës  së fëmijëve”.