Shërbimi i transportit qytetës në Tiranë është rikthyer, por me rregulla të reja në kushtet e epidemisë së coronavirusit. Bashkia e Tiranës dhe shoqata e transportit qytetas kanë rënë dakord që në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën do ta paguajë pasagjeri. Ndërkohë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcaktuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët).

“I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë” njoftoi përmes një deklarate Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ).
Një ditë më parë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj paralajmëroi heqjen e liçencave për shoqëritë që nuk nisin transportin.