Maturantët që dëshirojnë të vazhdijnë studimet këtë vit në
Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës do vlerësohen në bazë të MESATARES SË SHKOLLËS SË MESME dhe NJË TEST PRANIMI të organizuar pranë fakultetit.
Ky testdo të organizohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i cili synon vlerësimin e njohurive në degët specifike të studimit, i përbërë nga katër komponent, si më poshtë:
Test i arsyetimit logjik: 25% e T Testi (25 pike)
Test i kulturës së përgjithshme: 25% e T Testi (25 pike)
Test i historisë dhe historisë së arkitekturës: 25% e T Testi (25 pike)
Test i komunikimit grafik: 25% e T Testi (25 pike)
Testimi i kandidateve do të jetë i organizuar në një ditë dhe do të zgjasë 2-3(tre) orë.
Kliko butonin më poshtë për të shkarkuar një shembull testi pranimi për Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.






