Njoftohen të gjithë studentët se do të hapet sezon shtesë për studentët e Viteve të Treta të programeve Bachelor në FSHS.
Studentët e programeve Bachelor viti i III (të cikleve 2019-2022; 2020-2023; 2021-2024; 2022-2025) mund të shlyejnë deri në 3 (tre) provime të prapambetura në datat 6-7 Tetor 2025 dhe mbrojtjen e diplomës.
Regjistrimi i studentëve për provimet e mbartura do të zhvillohet vetëm pranë sekretarisë mësimore në datat 2-3 Tetor 2025.
Regjistrimi për Mbrojtjen e Diplomës do të zhvillohet pranë laborantëve në departamentet përkatëse në datën 08 Tetor 2025.
Mbrojtja e Diplomës do të zhvillohet në datën 09 Tetor 2025.
Ju lutem respektoni datat dhe afatet e përcaktuara më siper.