Një student minimalisht i duhet të ketë 300 mije lekë në muaj për të përballuar muajin. Geraldina Mançka, studente në Fakultetin e Mjekësisë thotë se studentët po jetojnë në kushte minimale, ndërsa kërkojnë vëmendjen e Qeverisë.Një student që vjen nga rrethet për të studiuar në Tiranë e ka thuajse të pamundur të mbyllë muajin pa 300 mijë lekë.
Geraldina Mançka, studente në Fakultetin e Mjekësisë tregon për mënyrën e financimit dhe vështirësitë me të cilat përballet.
Studetja nga Korça thotë se të gjithë rrogën e babait e merr ajo, madje ndonjëherë as ajo nuk i mjafton, siç ndodhi dhe këtë muaj ku i duhej të paguante dhe tarifën e shkollës.Unë në fillim të muajit kam paguar 206 mijë lekë minimalisht, 200 mijë pagova tarifën dhe 100 mijë më duhet për librat. Realisht mua më duhen këtë muaj afërsisht 506 mijë lekë. Në përgjithësi mua familja më jep 300 mijë lekë, por nuk janë të mjaftueshme asnjëherë. Çdo ditë dalin gjëra të nevojshme që ti nuk i parashikon që do duhen. Minimalisht një 500 leksh i duhet çdo studenti ta ketë në xhep. Për tu ushqyer për të pirë ujë. Rrogën e babait e tërheq unë nga banka për të siguruar studimet e mia dhe jetesën në Tiranë”, thotë studentja. Teksa na tregon shpenzimet e muajit, ajo shton se me rritjen e çmimeve jetesa e saj është vështirësuar shumë.
Për të përballuar jetesën në Tiranë, ajo tregon se kishte filluar punë, por kjo po e penalizonte me studimet dhe u detyrua ta linte.
Ajo ka zgjedhur që të mos emigrojë, por të jetojë në Shqipëri pas studimeve, ndaj ka qenë pjesë e protestave të ditëve të fundit dhe apelon Qeverinë për marrjen e masave.
Realisht kur ti nuk i jep mundësi një studenti për tu punësuar dhe për të ushtruar profesionin e vet, pjesa më e madhe do ikin dhe në Gjermani. Janë kushtet e vështira, pagat e ulëta, mënyra si ne trajtohemi..”, tha studentja.
Oranews.tv
