Sapo është bërë me dije se është rritur me 500 lekë çmimi i biletës së autobusëve Tiranë-Durrës. Pas rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit që kanë shkuar në stratosferë, nuk mund të mungonte edhe rritja e biletës së transportit.Burime për Abc, bëjnë me dije se tashmë bileta ka shkuar 2 mijë lekë të vjetra, nga 1500 që ishte më parë.Kujtojmë se rritja e biletës pati rritje edhe gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Në atë kohë, drejtuesit e autobusëve e justifikuan rritjen për shkak të përgjysmimit të kapacitetit, por edhe kur situata ndryshoi, çmimi nuk lëvizi. Gjithashtu, raportohet se me 500 lekë është rritur edhe çmimi i biletës së autobusëve të linjës Elbasan-Tiranë.


