E drejta për dhënien e provimeve nga maturantët e viteve të shkuara:  

  • Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet e Maturës Shtetërore 2023, të detyruara dhe me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë jo më të ulëta se 4.50.
  • Në maturat para vitit kur po aplikohet Matura Shtetërore, në rastet kur kandidati ka dhënë më shumë se një herë një lëndë/lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i vitit të fundit.
  • Rregullorja: Detyrat dhe të drejtat e maturantit:
  • Maturanti/kandidati paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit dhe duhet të ketë dokumentin e identifikimit, si dhe mjetet e nevojshme: stilolaps, vizore, kompas, makinë llogaritëse të thjeshtë.
  • Maturanti/kandidati pasi merr testin nga administratori i provimit, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj.), si dhe nëse është lloji i testit që ka kërkuar në formularin A1/A1Z. Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga administratori i provimit, duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit.
  • Maturanti/kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyrë (të zezë ose blu). Në pyetjet me alternativa, rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Nëse kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
  • Maturantët e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga QSHA-ja në një mjedis, për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe. Maturantëve/kandidatëve me aftësi të kufizuar, vërtetuar me dokumentin përkatës me kërkesën e prindit ose të përfaqësuesit ligjor, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Edhe maturantëve të paraburgosur u sigurohen kushtet për zhvillimin normal të provimeve, në mjedise të posaçme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të autorizuar të policisë, pa uniformë dhe pa armë.
  • Kur e dorëzojnë testin, maturantët duhet të nënshkruajnë për dorëzimin e tij në listën që disponon administratori i provimit.
  • Maturantët dhe kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Ata do të grumbullohen brenda qendrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë.
  • Maturanti/kandidati, i cili paraqitet në qendrën e provimit dhe/ose konstatohet gjatë provimit me celular përjashtohet nga ai provim, por ka të drejtë ta japë atë në sesionin pasardhës.
  • Datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023:
  • Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet në datën 1 qershor.
  • Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë do të zhvillohet në datën 7 qershor.
  • Provimi i matematikës do të zhvillohet në datën 13 qershor.
  • Provimi i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet në datën 17 qershor.