Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar vendimin për pilotim të provimit të automatizuar në degën e Mjekësisë së Përgjithshme.

Kushi në ‘Facebook’ shkruan se ky vendim do të hyjë në fuqi për maturën 2023 dhe se provimi do të mbulojë lëndët Biologji, Kimi dhe Fizikë.

Postimi i plotë:

Së bashku me Drejtoreshën e QSHA Aurora Balliu dhe një grup maturantësh, për të prezantuar vendimin që në Maturën Shtetërore 2023 🎓 do të pilotohet provimi i automatizuar për ata që duan të vijojnë studimet në Programin Mjekësi e Përgjithshme. 👩‍⚕️🥼

Provimi do të mbulojë lëndët Biologji, Kimi dhe Fizikë, shmang fiktivitetin, si dhe garanton më shumë meritokraci, transparencë, saktësi dhe shpejtësi në vlerësimin e testimit.