Sot ka rinisur punë transporti publik ndërqytetas, por me kusht që të zbatojë të gjitha masat e përcaktuara në protokollet e sigurisë. I mbyllur prej më shumë se 3 muajsh ky sektor është goditur rëndë nga pandemia, dhe për këtë qeveria po mendon për paketë shtesa për të mbështetur sektorin për të rihapur.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara. Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën. Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri janë nisur sot  drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.

Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit urban.  Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin. Unioni i shoqatave të transportit qytetës dhe ndërqytetës shprehen se nuk duhet që mbajnë ata përgjegjësi nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.

Report Tv ka bërë një vëzhgim në terminalet e Tiranës, ku pasagjerët janë të pajisur me maska.

Një ditë më parë, Ministrja Balluku tha se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia. Ministrja Balluku u shpreh se kjo paketë e re financiare mbështetëse për shoqërinë  e transportit është bërë në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin Ahmetaj, në mënyrë që të gjejnë incentiva që do të ndihmojnë këtë sektor për t’u rihapur.