Të dashur aplikantë maturantë Shqiptarë,
Rihapet aplikimi online në portalin e-albania për “Aplikim për Testin e Pranimit në FAU, viti akademik 2026 – 2027”, për të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë mundur të ngarkojnë në kohë mandatin e pagesës për të marrë pjesë në testin e pranimit si dhe për ata të cilët nuk kanë arritur të kryejnë aplikimin e plotë.
Aplikimet do të jenë të hapura në periudhën 10-14 Gusht 2026, ora 16:00. Ky afat është afati i fundit për tu regjistruar në testin e pranimit për të gjitha raundet.
Link: https://e-albania.al/ServiceDetails/16887
Kujdes:
Aplikantët që nuk regjistrohen për testin e pranimit brenda afateve të përcaktuara, edhe nëse kanë përzgjedhur një nga këto programe si një nga 10 preferencat e tyre, nuk do të kenë të drejtë të konkurojnë për këto programe.
Të drejtën për “Aplikim për Testin e Pranimit në FAU, viti akademik 2026 – 2027”, e kanë vetëm maturantët të cilët kanë përzgjedhur programet e FAU-t si një nga preferencat e tyre.
Rikujtesë, për vitin akademik 2026 – 2027, konkursi/testi i pranimit në FAU do të zhvillohet në datë 19 Gusht, salla e Pallatit të Konkreseve, Tiranë.
Programet për të cilat organizohet konkursi janë:
Master i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
Master i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.
Në direktorinë, informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2026-2027 do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim për cdo proces.
https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/Informacion_mbi_testin_e_pranimit_viti_2026-2027/




