Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 108, datë 15.06.2026, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2025-2026”,
në përfundim të raundit të parë publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit për vitin akademik 2026 – 2027, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 108, datë 15.06.2026, KREU II, Gërma C, pika 2,
Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 26 gusht deri 8 shtator 2026 (7 faza 48 orëshe; 26-27; 28-29; 30-31 gusht; dhe 01-02; 03-04; 05-06 dhe 07-08 shtator), kohë kur të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e Parë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet ku kanë konkurruar.
BËNI KUJDES!
Nëse kandidati/ja fitues/e nuk paraqitet në fazën e parë të regjistrimit, në datat 26 deri më 27 Gusht 2026, e humbet të drejtën e regjistrimit, duke i lënë të drejtën e regjistrimit kandidatëve të tjerë fitues të gjendur poshtë vijës së kuqe.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t’u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
- Diplomën e Matuturës Shtetërore dhe certifikatën e notave të printuar nga e-Albania (noterizimi nuk është i nevojshëm), ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese / diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
- Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
- Dy fotografi personale në formatin 4×6.
- Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.




