Në zbatim të Udhëzimit të MAS Nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë” dhe Urdhrit të Përbashkët MAS – QSHA – RASH Nr. 10, datë 10.07.2023, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2023-2024”,
publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit për vitin akademik 2023-2024, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët MAS – QSHA – RASH Nr. 10, datë 10.07.2023,
Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 29 gusht deri 11 shtator 2023 (7 faza 48 orëshe; 29 – 30; 31 – 01; 02 – 03; 04 – 05; 06 – 07; 08 – 09; dhe 10 – 11), kohë kur të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e Parë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet ku kanë konkurruar.
BËNI KUJDES!
Nëse kandidati/ja fitues/e nuk paraqitet në fazën e parë të regjistrimit, në datat 29 deri më 30 Gusht 2023, e humbet të drejtën e regjistrimit, duke i lënë të drejtën e regjistrimit kandidatëve të tjerë fitues të gjendur poshtë vijës së kuqe.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t’u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:
Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
Dy fotografi personale në formatin 4×6.
Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.


