NJOFTOHEN TË GJITHË APLIKANTËT MATURANTË FITUES TË RAUNDIT TË PARË, TË CIKLIT TË PARË BACHELOR, VITI AKADEMIK 2025-2026, PËR FAKULTETIN E HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË, QË TË PARAQITEN NË SEKRETARINË MËSIMORE FHF PËR TË KRYER REGJISTRIMIN NË NJË NGA PROGRAMET E STUDIMIT NË TË CILIN JANË SHPALLUR FITUES.
Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 29 Gusht deri në 11 Shtator 2025.
Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe (14 ditë). Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:
a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FHF, mbeten ende kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Me poshte gjeni ID-të e maturantëve fitues sipas degëve:
Ju urojmë suksese!


