Fituesit e raundit të dytë të çdo programi studimi Bachelor janë deri në vijën e kuqe.


ℹ️Këto lista mund t’i gjeni në linkunn e mëposhtëm: https://fgjh.edu.al/renditja-e-aplikanteve-fitues-te-raundit-te-dyte-ne-fgjh-viti-akademik-2024-2025/

📢Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të dytë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2024-2025, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FGJH për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.😁

✍🏻Regjistrimet për fituesit e raundit të dytë fillojnë prej datës 28 Shtator deri në 7 Tetor 2024.
✏️Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe.
🚫Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.

📝Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:

👉Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
👉Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
👉Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit dhe deklaratën, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

🤗Ju mirëpresim!🥰