Përse praktikat e punës (internship-et) janë të rëndësishme për të gjithë studentët?
Ekonomia jonë po ndryshon cdo ditë dhe bashkë me të edhe aftësitë dhe përvojat e nevojshme për të qenë pjesë e këtij nqdryshimi.
Për të fituar përvojë nevojitet të gjeni një punë, por për të gjetur punën që doni kërkohet përvoje e mëparshme.
Gjetja e një punë kërkon ndërthurjen e aftësive të buta me aftësite teknike, të cilat përfitohen nëpërmjet një apo disa praktikash pune. Praktikat e punës mundesojnë zbatimin në praktikë të njohurive teorike të përfituara përgjatë studimeve.
Përse duhet të zhvilloni një praktikë pune (internship)?
1.Praktikat janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të aplikuar njohuritë nga studimet në përvojën e botës reale. Të mësuarit është një gjë, por marrja e këtyre aftësive dhe zbatimi i tyre është një mënyrë e shkëlqyeshme për të eksploruar specializime të ndryshme në karrierë që i përshtaten interesave individuale.
2.Zhvillimi i një praktike ju jep përvojë në fushën e karrierës që dëshironi të ndiqni. Kjo jo vetëm që u jep individëve epërsi ndaj kandidatëve të tjerë kur aplikojnë për punë, por gjithashtu i përgatit ata për cfarë i pret në fushën e tyre dhe rrit besimin në punën e tyre.
3.Praktikat mund t’u sigurojnë studentëve aftësitë e buta të nevojshme në vendin e punës dhe në pozitat udhëheqëse. Aftësitë si komunikimi, udhëheqja, zgjidhja e problemeve dhe puna në ekip etc, mund të mësohen përmes një praktike dhe të përdoren përtej kësaj përvoje.
4.Ndërtoni CV-në tuaj. Shumica e kompanive që aplikoni, duan që punonjësit të kenë një përvojë profesionale, madje edhe për punë të nivelit fillestar. Në rast se ju jeni një finalist për një pozicion dhe nuk keni pasur një përvojë praktike, por finalisti tjetër ka, ju mund të humbisni një mundësi pune, kështu që sigurohuni që të paktën të keni një praktikë në rezymen tuaj para se të përfundoni studimet e shkollës së lartë.
5.Mësoni nga të tjerët. Vëzhgoni kolegët për të mësuar në detaje për pozicionet/skills të ndryshme. Pyesni mbikëqyrësin tuaj nëse mund t’i ndiqni ata për një ditë, së bashku me personat e tjerë në departamentin tuaj. Kërkoni të uleni edhe në takimet e departamenteve. Merrni sa më shumë informacion gjatë praktikës suaj kjo do t’ju sjellë dobi më afatgjata.
6.Gjeni se çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen. Ndërsa të gjithë ndoshta dëshirojnë të largohen nga një praktikë duke u ndjerë të entuziazmuar dhe apasionuar pas përvojës, nëse nuk e shijoni punën: ju do të dini se çfarë nuk ju pëlqen. Identifikimi i punës qe nuk dëshironi ndërsa jeni duke u praktikuar, mund t’ju ndihmojë të mos aplikoni & pranoni një punë që nuk ju përshtatet pasi të diplomoheni”.
Përpara se të aplikoni për një intership, identifikoni se cilat aftësi, qofshin ato teknike apo të buta, dëshironi të fitoni apo të përmirësoni. Këto eksperienca nuk sjellin vetëm aftësi profesionale, por gjithashtu edhe aftësi ndërpersonale, siguri, menaxhim të kohës dhe eficiencë në analizimin e strategjive drejt suksesit


