Nesër, 21 korrik, nga ora 08:00–16:00, hapet aplikimi për formularin A1Z.

Ky formular është i nevojshëm për maturantët e viteve të kaluara që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e parë të pranimeve në universitet këtë vit.

🖥️ Formulari plotësohet në eAlbania. Pas plotësimit, duhet të paraqiteni pranë gjimnazit ku keni përfunduar studimet për konfirmimin e tij.

✅ Për të shmangur gabimet, ju këshillojmë të paraqiteni direkt në gjimnaz, ku stafi do t’ju ndihmojë edhe me plotësimin e formularit.