Kandidatët, përfshirë kandidatët nga Kosova (në vijim kandidatët) për ndjekjen e studimeve në IAL, në programe të studimeve me karakter profesional, në programe të ciklit të parë të studimeve dhe në programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në portalin e aplikimit universitar U-Albania.
Aplikimi kryhet nga kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë,
b) plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave;
c) plotesojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga IAL-të për programe të studimit për të cilat aplikojnë;
d) nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer.
Përjashtimisht, kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm te lartë, me notë mesatare sipas vendimit përkatës të Këshillit Ministrave, aplikojnë programet e studimit të ciklit të parë, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë, master në fushën e mësuesisë, duke konfirmuar në rubrikat e aplikimit dakordësinë për mosndjekjen e këtyre programeve në ciklin e dytë dhe pajisen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore me numër të vecantë matrikullimi, i cili nuk i lejon ndjekin më pas, programet e ciklit të dytë, master në fushën e mësuesisë.
Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e aplikimit në vlerën 2000 (dy mijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në banka të nivelit dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim të cilën e shkarkojnë në portalin UAlbania. Periudha e kryerjes së pagesës dhe afati i dorëzimit të mandatit të pagesës si dhe konfirmimi në portalin (U-Albania nga sekretaritë e shkollave, përcaktohen në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA-së dhe RASH-it, për cdo vit akademik (në vijim kalendari).
Sipas kalendarit, kandidatët që duan të ndjekin studimet në IAL, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit, do të aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit, mbi bazën e notës mesatare sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare dhe kritereve të tjera të përcaktuara nga IAL-të.
Kandidatët zgjedhin deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit, që ofrohen nga IAL-të, për vitin akademik përkatës.
Drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar (në vijim DRAP/ZVAP) duhet të marrin masa për krijimin e kushteve për t’iu ofruar kandidatëve çdo ndihmë të kërkuar, lidhur me procesin e aplikimit për pranim në IAL.
PËRCJELLJA E TË DHËNAVE DHE REZULTATEVE, PROCESI I PËRLLOGARITJES SË PIKËVE DHE PUBLIKIMI I LISTAVE TË KANDIDATËVE, RAUNDI I PARË.
Sipas kalendarit, QSHA i përcjell RASH, në formë elektronike dhe zyrtarisht, listën e maturantëve/kandidatëve që kanë aplikuar me formularët A1/A1Z me të dhënat si më poshtë:
a) ID e maturës;
b) të dhënat personale dhe të dhëna shkollore (shkolla, DRAP/ZVAP, Ilojin e formularit);
c) indekset e llojeve të institucioneve të arsimit të mesëm të lartë.
Sipas kalendarit, QSHA i përcjell RASH, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo kandidat
të dhënat si më poshtë:
a) ID e maturës,
b) të dhënat personale dhe të dhënat shkollore (shkolla, DRAP/ZVAP/llojin e formularit);
c) notat e të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë;
d) rezultatet e provimeve të maturës shtetërore;
e) mesataren e të giitha viteve të arsimit të mesëm lartë;
f) mesataren e provimeve të maturës shtetërore;
g) mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare;
h) indekset e Ilojeve të institucioneve të arsimit të mesëm të lartë.
IAL-të që zhvillojnë konkurse/testime pranimi shkarkojnë sipas kalendarit nga Portali U-Albania listën e kandidatëve që konkurrojnë në programet përkatëse të studimit.
Në datën e përcaktuar në kalendar, IAL-të që zhvillojnë konkurse/testime pranimi, afishojnë në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare elektronike përkatëse, listat e kandidatëve. Konkurset e pranimit do të zhvillohen në periudhën e përcaktuar në kalendar.
Në datën e përcaktuar në kalendar, IAL-të mund të shkarkojnë nga portali U-Albania, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre:
a) Listën e kandidatëve kanë përzgjedhur ato programe studimi;
b) notat e të giitha viteve të arsimit të mesëm të lartë;
c) rezultatet e provimeve të maturës shtetërore;
d) mesataren e të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë;
e) mesataren e provimeve të maturës shtetërore;
f) mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare;
g) indekset e Ilojeve të institucioneve të arsimit të mesëm të lartë.
IAL-të, duke përfshirë edhe ato që zhvillojnë konkurse\testime, pas kryerjes së përllogaritjes së pikëve për çdo kandidat, sipas kritereve të pranimit me vendim të Senatit Akademik, si dhe renditjes së tyre në varësi të pikëve të grumbulluara, afishojnë në mjediset publike, si dhe në faqet e tyre zyrtare listat e renditjes. Pas fituesit të fundit vendoset vija e kuqe në listë, në varësi të kuotave të ofruara për programin pëkatës të studimit.
Brenda datës së përcaktuar në kalendar, IAL-të duke përfshirë edhe ato që zhvillojnë konkurse/testime, afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së kandidatëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID e tyre të maturës, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligior për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës së përcaktuar në kalendar, IAL-të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania.
C. PROCESI I REGJISTRIMIT, RAUNDI I PARË
Kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
Periudha e regjistrimit është e ndarë në 7 (shtaté) faza 48-orëshe, sipas afateve të përcaktuara në kalendar. Kandidati ndjek në portalin U-Albania ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një apo disa programe studimi, nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.
Kandidati i shpallur fitues, duhet paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse kandidati nuk regiistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në atë program studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.
Për ndjekjen e ecurisë së procesit të shpalljes së fituesve gjatë 7 (shtatë) fazave 48-orëshe MAS dhe RASH publikojnë një udhëzues teknik në faqet përkatese zyrtare: http://www.arsimi.gov.al dhe https://ualbania.al/.
Procesi i regiistrimeve nga sekretaritë mësimore, me dokumentacion dhe online, vijon me faza 48-orëshe, në përputhje me numrin e kuotave të pranimit në programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të parë.
Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe në listë dhe shpallen fitues të rinj, të cilët regiistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën e përcaktuar në kalendar. Për programe të studimit me kuota të paplotësuara të cilat nuk kanë kandidatë në pritje, do të rikthehen kandidatët e shpallur fitues në fazat paraardhëse, të cilët nuk rezultojnë të regjistruar programe të tjera studimi. Rikthimi kryhet sipas listës së renditjes së kandidatit
për raundin e parë.
Brenda datës përcaktuar në kalendar, RASH përcjell në QSHA regjistrimet përfundimtare të raundit të parë bashkë me kuotat e paplotësuara në format shkresor dhe elektronik me informacionet si më poshtë:
a) IAL:
b) njësia kryesore e IAL-së;
c) cikli i studimit;
d) programi i studimit;
e) data e regjistrimit;
f) ID e maturës;
g) të dhënat personale të kandidatit të regjistruar.
Kandidatët fitues në një program studimi, të cilët nuk janë regjistruar sipas afateve të raundit të parë, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund, por kanë të drejtën që të plotësojnë formularin e aplikimit të raundit të dytë.
D. PROCESI I CREGJISTRIMIT, RAUNDI I PARË
Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistrin e IAL-së, ka të drejtë të çregjistrohet në datat e përcaktuara në kalendar. Ai paraqet një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda këtij afati, ai nuk ka të drejtë të çregjistrohet me qëllim regjistrimin në një program tjetër studimi ku është shpallur fitues për atë vit akademik. Cregjistrimi kryhet në portalin U-Albania nga sekretaria mësimore e fakultetit.
Sekretaritë mësimore, në pérfundim të procesit të çregjistrimit të kandidatëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, përcjellin në portalin U-Albania listën e kandidatëve të çregjistruar në format elektronik, sipas përcaktimeve në kalendar.
E. PROCESI I ANKIMIT, RAUNDI I PARË
Kandidati ka të drejtën e ankimit në IAL-të përkatëse në datën e përcaktuar në kalendar. Brenda 24 orëve nga momenti i paraqitjes së ankesës, IAL duhet të shprehet me vendim lidhur me ankimin.
IAL, pas përfundimit të afatit të ankimit dhe shqyrtimit të ankesave, pasqyrojnë në format elektronik në portalin U-Albania, brenda datës së përcaktuar në kalendar vendimet lidhur me ankimet e kandidatëve.
Kandidati, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse është shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, vijon procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa është pranuar, ai duhet të çregjistrohet nga programi i studimit (nëse është regjistruar) dhe të regjistrohet në datat e përcaktuara në kalendar në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimi.
Kuotat e paplotësuara, në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi, mund të përshtaten nga IAL-ja në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore, pa kaluar totalin e kuotave për njësi kryesore. IAL njofton zyrtarisht MAS për vendimin e Senatit Akademik mbi përshtatjen e kuotave të programeve të studimit, jo më vonë se 3 (tri) ditë pune nga data e përfundimit të afatit për çregjistrim për raundin e parë. Në rast se përshtatja e kuotave është sipas përcaktimeve ligjore, MAS njofton IAL-në, RASH dhe QSHA, për konfirmimin e përshtatjes së kuotave para fillimit të periudhës së aplikimit për raundin e dytë./maturashteterore
Burimi: arsimi.gov.al






