PROCESI I REGJISTRIMIT – RAUNDI I DYTË

 

Në datat 30 shtator deri 9 tetor 2019 (5 faza 48-orëshe:

Faza nr.1 – 30 Shtator-01 Tetor

Faza nr.2 – 2 Tetor-3 Tetor

Faza nr.3 – 4 Tetor-5 Tetor

Faza nr.4 – 6 Tetor-7 Tetor

Faza nr.5 – 8 Tetor-9 Tetor

, të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, duke paraqitur dokumentacionin përkatës në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Dokumentat e nevojshëm për regjistrim:

Aplikantët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:

 

a) Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;

 

b) Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;

 

c) Deklaratën, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

 

d) Tek shumica e Universiteteve do ju japin një faturë regjistrimi e cila mund të paguhet tek Posta shqiptare ose në Banka të nivelit të dytë.

Një pjesë e universiteteve e publikojnë online faturën ndërsa një pjesë jo kështu që duhet të paraqiteni pranë shkollës për ta marrë.

 

 

 

Procesi i çregjistrimit – Raundi i dytë

 

Aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin, duke paraqitur dokumentacionin përkatës dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm më datë 10 tetor 2019.