Kryeministri Edi Rama ka lexuar një mesazh, që sipas tij i është dërguar nga jashtë në gjuhën angleze dhe lidhet me protestat e zhvilluar në Shqipëri dhe luftën në Ukrainë.Sipas mesazhit, që Rama nuk e bëri të ditur kush ja ka dërguar thuhet se lufta sjell edhe uri, ndërsa kjo që po ndodh me çmimet mund të jetë vetëm fillimi.
Më tej në mesazhin që Rama lexoi theksohet se Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomikë tek vendet e NATO-s.
Edi Rama: Po kërkoja në telefon dhe gjata një sms që më ka ardhur në telefon është në anglisht dhe vjen nga jashtë, ku shkruhet: Ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë. A keni informacione për kush qëndron prapa këtyre protestave. Është legjitime që ti bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve. Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkohë NATO është defakto në luftë me Rusinë. Lufta sjell telashe, sjell vështirësi, sjell edhe uri. Kjo që po ndodh me çmimet mund të jetë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomike tek vendet e NATO-s.
Ndërkohë pensionistët që ishin të pranishëm në takim me Ramën dëgjohen të thonë: Këtë duhet t’ja kishin dërguar Metës dhe Berishës, pse ta dërgojnë ty.
Panorama.com.al


