Kryeministri Edi Rama nga ceremonia e shpërndarjes së medaljeve për nxënësit e ekselencës tha sot se studentët e mjekësisë do të financohen që të punojnë tri vite në Shqipëri.

Sipas tij, pas kësaj do ti jepet diploma që të vendosë vetë se ku do të shkojë jashtë apo këtu.

Ai shtoi se Qeveria po punon që sistemi të funksionojë kështu edhe për lëndët prioritare.

Ne kemi vendosur të ndryshojmë sistemin e mbështetjes së ekselentëve.

Këtu flas për UFO-t. Ka pasur një program prej vitesh kur qeveria shqiptare e ka bërë me qëllim të mirë për të dhënë fonde për të financuar studimet e studentëve shqiptarë në një listë universitetesh në botë. Kemi financuar deri në 20 studentë çdo vit. Asnjëri nuk ka pasur mirësinë që t’ia kthejë këtij vendi investimin. Unë e kuptoj shumë mirë që të studiosh në ato universitete domethënë se direkt do të vijnë të të kërkojnë kompanie të mëdha duke të ofruar punë se kështu është kur je në majë. Por të firmosësh një marrëveshje për t’i marrë para nga taksat dhe të thuash do kthehem dhe të mos kthehesh por as të mos kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion në një mënyrë apo një tjetër. Kjo është e tepërt dhe boll.

Ne nuk do të financojmë më studime jashtë por UFO-t këtu. Ata si ju apo të tjerë dhe do bëjmë një financim duke dhënë një pagë minimale. Për çdo student të këtij niveli dhe sigurisht që tek Mjekësia, tek degët prioritare do fokusohemi.

Midis 200-400 do japim një pagë për çdonjëri. Por asnjë nuk do e marrë diplomën para 3 vitesh. Je mjek, do punosh këtu, pastaj do marrësh diplomën, e pastaj je i lirë të ikësh jashtë.

Do punojmë që ta bëjmë për lëndët prioritare edhe të tjerat. Nuk vazhdojmë dot më kështu. 3 vite punë në vendin tonë, e bëjnë më të fortë kandidaturën tënde.

Në vend se të ikësh direkt sapo të kesh mbaruar shkollën. Tjetra e rëndësishme është që universiteti po ndryshon. M

ë vjen mirë që numri juaj që kanë vendosur të studiojnë këtu, këtë vit është më i madh se në të shkuarën. 87% do studiojnë në Shqipëri. Nuk keni bërë gabim.

Në ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, ministrja e Arsimit, Evish Kushi tha se mbi 30 % e studentëve ekselentë kanë zgjedhur të studiojnë për inxhinieri informatike, arkitekturë, etj., ndërsa 50 % e tyre kanë zgjedhur degën mjekësi.

Nga ana tjetër, ministrja informoi se edhe numri i studentëve ekselentë që ju janë drejtuar dyerve të universiteteve shqiptare është rritur, në krahasim me një vit më parë, teksa vetëm 13 % e tyre u janë drejtuar universiteteve ndërkombëtare.

“87 % e studentëve ekselentë kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet shqiptare, dhe këtë vit kjo shifër është 7 % më e lartë, pasi një vit më parë ishte 80 % numri i studentëve ekselentë që vendosën të ndiqnin studimet e larta në Shqipëri.

Kushi tha më tej se këtë vit për herë të parë qeveria ka ofruar edhe mbështetje studentore.