Studentët janë dyndur nëpër pikat e shpërndarjes së aboneve, duke pritur me orë të tëra në radhë.

Në radhë përveç studentëve presin edhe prindër, ndërsa fluksi ka bërë që shumë prej studentëve të humbasin edhe orët e mësimit.

Të rinjtë kërkojnë t’u njihet në urban karta e studentit, në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes për abone. Edhe pse e përfitojnë falas, koha e gjatë e pritjes është kosto për ta.