Provimet e Maturës Shtetërore 2022 do të zhvillohen nga data 9 qershor deri në datën 24 qershor. Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet në 9 qershor 2021, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë do të zhvillohet më 11 qershor, provimi i matematikës do të zhvillohet në 17 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje në 24 qershor.


Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta. Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Maturantët që rezultojnë mbetës i japin provimet në sesionin e dytë.