Në periudhën 29 korrik – 03 gusht 2022,
maturantët/kandidatët që duan të ndjekin studimet në IAL, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit, do të aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit, mbi bazën e notës mesatare sipas VKM përkatëse, si dhe kritereve të tjera të përcaktuara nga IAL, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL publike/jopublike, për vitin akademik përkatës.


