Bursat sociale dhe ato të ekselencës për studentët vonohen nga 4 deri në 5 muaj! Denoncimi është bërë nga drejtuesi i Qëndresa Qytetare, Mirgen Qiraxhi, i cili tha se në këto 3 vite ka pasur vonesa të jashtëzakonshme

Pamë në detaje se ku qëndrojnë problematikat e studentëve. Këto dy bursa, bursat sociale dhe ato të ekselencës vonohen nga 4-6 muaj, nëse flasim për ata që e marrin ndihmën financiare për shkak të financave të tyre. Mbërritja e këtyre fondeve 6 muaj me vonesë është ekzistenciale, pasi ato vijnë në fund të studimeve apo në fund të sezonit, pasi vijnë për ushqim veshjet qiranë, apo për blerjen e librave. Në këto 3 vite ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në bursa dhe kjo nuk është gjë e re. Studentët janë gjetur përballë sekretareve të universiteteve që i pengojnë për shkak të dokumenteve e procedurave.’- u shpreh Qiraxhi.

Burime për Report Tv bëjne me dije se problemet në ndarjen e fondeve të bursava është për çështje procedurale, pasi fondet i kanë i kaluar fakultetit. Shpërndarja e parave sipas të njëjtave burime do të bëhet në muajin shkurt.