Kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania dhe rezultojnë të pa regjistruar në asnjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në programe studimi ku ka kuota të pa paplotësuara në të gjithë programet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme.

Të gjithë maturantët që nuk kanë aplikuar në Raundin e parë ose të dytë në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë Certifikatën e notave të shkarkuar nga portali e-albania ose fotokopje të Diplomës së shkollës së mesme.