Peticion online i hapur nga një grup studentësh Drejtuar Qeverisë së Shqipërisë dhe Universiteteve Publike në Shqipëri:

Nisur nga ngjarjet e fundit, ku një pjesë e studentëve mbeten të ngujuar në fakultete dhe një pjesë tjetër vazhdon mësimin, një hap i rradhës i përbashkët dhe i mbështetur masivisht është kërkesa e uljes së tarifës së shkollimit në programet e studimit të ciklit të dytë.
Ky hap i rradhës në protestën e studentëve për një arsim cilësor, konsiston në bojkotimin e pagesës së tarifës së shkollimit, pasi tarifa që ndikon më shumë në jetën e një studenti, është ajo e Masterit Shkencor apo Profesional, e cila ka mbetur tërësisht pa vëmendje dhe e pandryshuar për pjesën dërrmuese të studentëve (përveç një VKM ku tarifa e shkollimit është përgjysmuar për studentët ekselentë, por vetëm nëse ata nuk kanë asnjë provim të prapambetur nga viti paraardhës).
Argumentimi:
—–
– Duke qënë se i njëjti student kalon nga Viti i III Bachelor në Vitin e I Master Shkencor, duke mos patur ndryshim në mësim-dhënie apo mësim-nxënie, tarifa e studimit e rritur me përafersisht 3 deri në 4.2 herë (në varësi të programit të studimit) gjykohet e pa arsyeshme.
– Me përgjysmimin e tarifave në programet e studimit Bachelor me rimbursimin për Universitetet nga Buxheti i Shtetit, tarifa e studimit nga Bachelor në Master rritet deri në 8 herë, pa patur asnjë ndryshim në cilësi.
– Tarifa e Studimit për MSc sot është më e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës me vlerat 1750 lek për kredit ku në total vlera e programit të studimit është 210.000 lek të reja (në Bachelor vlera për kredit në këto fakultete është nga 417 lek në 500 lek).
– Semestri i II në MSc, përgjithësisht i përket punimit të Temës së Diplomës, e cila nuk kërkon që studenti të jetë i pranishëm në auditore, përkthyer në asnjë kosto shtesë për fakultetin, por përsëri i korrespondon tarifa e njëjtë për kredit si çdo lëndë tjetër.Nisur nga ngjarjet e fundit, ku një pjesë e studentëve mbeten të ngujuar në fakultete dhe një pjesë tjetër vazhdon mësimin, një hap i rradhës i përbashkët dhe i mbështetur masivisht është kërkesa e uljes së tarifës së shkollimit në programet e studimit të ciklit të dytë.
Ky hap i rradhës në protestën e studentëve për një arsim cilësor, konsiston në bojkotimin e pagesës së tarifës së shkollimit, pasi tarifa që ndikon më shumë në jetën e një studenti, është ajo e Masterit Shkencor apo Profesional, e cila ka mbetur tërësisht pa vëmendje dhe e pandryshuar për pjesën dërrmuese të studentëve (përveç një VKM ku tarifa e shkollimit është përgjysmuar për studentët ekselentë, por vetëm nëse ata nuk kanë asnjë provim të prapambetur nga viti paraardhës).
Argumentimi:
—–
– Duke qënë se i njëjti student kalon nga Viti i III Bachelor në Vitin e I Master Shkencor, duke mos patur ndryshim në mësim-dhënie apo mësim-nxënie, tarifa e studimit e rritur me përafersisht 3 deri në 4.2 herë (në varësi të programit të studimit) gjykohet e pa arsyeshme.
– Me përgjysmimin e tarifave në programet e studimit Bachelor me rimbursimin për Universitetet nga Buxheti i Shtetit, tarifa e studimit nga Bachelor në Master rritet deri në 8 herë, pa patur asnjë ndryshim në cilësi.
– Tarifa e Studimit për MSc sot është më e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës me vlerat 1750 lek për kredit ku në total vlera e programit të studimit është 210.000 lek të reja (në Bachelor vlera për kredit në këto fakultete është nga 417 lek në 500 lek).
– Semestri i II në MSc, përgjithësisht i përket punimit të Temës së Diplomës, e cila nuk kërkon që studenti të jetë i pranishëm në auditore, përkthyer në asnjë kosto shtesë për fakultetin, por përsëri i korrespondon tarifa e njëjtë për kredit si çdo lëndë tjetër.