Bazuar në Udhëzimin Nr. 12, datë 30.06.2023 “Për procedurat e aplikimit dhe të rregjistrimit në institucionet e Arsimit të Lartë, Kreu VII dhe në Urdhërin e përbashkët Nr. 157, datë 03.06.2025 “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të rregjistrimit në institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2025-2026” Dekanati i Fakultetit të Shkencave Sociale vendosi:
1.Shtyrjen e periudhës se aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për studime të ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master i shkencave, për herë të parë, për vitin akademik 2025-2026 në Fakultetin e Shkencave sociale janë:
Aplikimi: 01.10.2025 – 10.10.2025
Shqyrtimi i aplikimeve: 01.10.2025 – 10.10.2025
Shpallja e listës paraprake: 10.10.2025 (ora 16:00)
Ankimimi: 11.10.2025
Shpallja e listës përfundimtare të fituesve:13.10.2025 (ora 9:00)
Rregjistrimi faza e parë: 13.10.2025 – 17.10.2025
Ulja e listës për aplikantët e tjerë: 17.10.2025 (ora 16:00)
Faza e dytë e rregjistrimeve: 20.10.2025 – 22.10.2025
Ulja e listës për aplikantët e tjerë: 22.10.2025 (ora 16:00)
Faza e tretë e rregjistrimeve: 23.10.2025 – 24.10.2025
2.Mësimi për programet e ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master i shkencave, për vitin akademik 2025-2026 në Fakultetin e Shkencave sociale fillon në datën 20 Tetor 2025.
Shënim: Ky njoftim është vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë për herë të parë në një program të ciklit të dytë. Përjashtohen nga ky vendim kandidatët nga trojet, shtetas të huaj, kategoritë e veçanta, degë e dytë dhe transferime.