Aplikimet për “Matura Shtetërore” për formularët A1/A1Z për vitin 2020, mund të kryhen nga data
19 Maj 2020 deri në 24 Maj 2020, ora 23.59
“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formulari A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.
Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim. Gjatë muajit qershor zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, bazuar në udhëzimin përkatës të MASR. Për pyetje apo paqartësi lidhur me shërbimin elektronik të “Maturës Shtetërore”, mund të kontaktoni në adresën e dedikuar të email-it [email protected] ose mund t’i drejtoheni faqes zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA): http://qsha.gov.al

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët (maturantët e viteve të kaluara) A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;

– Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;

– Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.

Lexoni fillimisht Rregulloren e Maturës Shtetërore dhe udhëzuesin përkatës për aplikimin: Udhëzues për plotësimin e formularit A1 – viti 2020

Udhëzues për plotësimin e formularit A1Z – viti 2020

Për maturantët/kandidatët të cilët nuk janë të pajisur me mjet identifikimi të Republikës së Shqipërisë bëhet i mundur aplikimi në Maturën Shtetërore duke e plotësuar formularin A1/A1Z në shkollën përkatëse nëpërmjet portalit matura.akp.gov.al .

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.

Periudha e vlefshmërisë
Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën).

PO NËSE JAM I REGJISTRUAR AKTUALISHT NË NJË UNIVERSITET DHE DUA TË NDRYSHOJ DEGË?

Në këtë rast, ju duhet të bëni çregjistrimin nga fakulteti ku jeni i regjistruar momentalisht në mënyrë që të mund të rifuteni në garë këtë vit me anë të formularit A1Z.

PRA HAPAT QË JU DUHET TË NDIQNI JANË:

  1. Çregjistrohesh nga fakulteti ku je i regjistruar momentalisht
  2. Plotëson formularin A1Z dhe rifutesh në konkurim së bashku me maturantët e tjerë të këtij viti

NDALOHET KOPJIMI I KËTIJ POSTIMI PA CITUAR BURIMIN!

SHPËRNDAJENI TEK MIQTË TUAJ ISH MATURANTË QË DUAN TË KONKUROJNË KËTË VIT PËR NË UNIVERSITET