Gjatë mbledhjes së zhvilluar paraditen e sotme në Godinën Iliaria, mes Senateve Akademik, pedagogët e UT vendosën që t’i japin vetëm një javë afat kohor qeverisë që të anulojë ligjin për armimin e lartë si dhe rishikimin e VKM-ve.
Në rast se qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat e tyre, pedagogët votuan unanimisht se do të vazhdojnë bojkot pa afat të mësimit si dhe grevë të përgjithshme.
Pedagogët kërkuan:
Mbështetje të protestës së studentëve.
Shprehjen parimisht për ndryshim të ligjit për arsimin e lartë.
Anulimin e menjëhershëm të VKM.
Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve.
Miratim i statusit të pedagogut.
Rritjen e financimit publik për arsimin me 0,5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale.




