Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e karburanteve në vend. Duke filluar nga dita e sotme çmimi i naftës me pakicë do të jetë 226 lekë/litri nga 232 lekë që ishte deri më tani. Ndërkohë benzina e cila deri tani ishte 212 lekë/litri duke filluar nga sot do të shitet 206 lekë/litri. Nga ana tjetër çmimi i gazit vijon të jetë i pandryshuar dhe do të shitet për 104 lekë/litri. Por vlen të thuhet se kjo ulje e çmimeve nga ana e Bordit të Ramës vjen si detyrim duke parë edhe uljen e çmimeve në bursë. Pasi ditën e sotme një fuqi nafte në bursë shitet me 99.8 dollarë.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 26 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

214 Lekë/litri për gazoilin; 194 Lekë/litri për benzinën; 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

226 Lekë/litri për gazoilin; 206 Lekë/litri për benzinën; 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).