Përgjatë vitit të ardhshëm pagat e arsimtarëve do të rriten me 23 deri në 36 për qind, kjo në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve që ata kanë.

Ka qenë vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi që konfirmoi rritjen e pagave. Sipas saj, paga e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të jenë deri në 95 mijë e 550 lekë, ndërsa për arsimin e mesëm, të lartë, do të jenë 106 mijë e 800 lekë.

Janë 36 mijë e 570 mësues që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave.

Mësuesit në fokus të vëmendjes sonë. Investime në infrastrukturën arsimore dhe shpërblimi, vlerësimi më i mirë ndaj mësuesve. Në fillim të këtij mandati u angazhuam për rritje 40 për qind të pagave.

Vitin e ardhshëm nga 23-36 për qind rritje e pagave të mësuesve në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Paga e një mësuesi të një shkolle 9-vjeccarëe do jetë deri në 95  mijë  e 550 lekë, për arsimin e mesëm e të lartë do jetë 106 mijë e 800 lekë paga bruto. Janë 36 mijë e 570 mësues në gjithë Shqipërinë që do përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme e pagave”, tha ministrja e Arsimit Evis Kushi në përfundim të mbledhjes së mbajtur sot nga qevereia.

Më tej ajo konfirmoi  dhe rritjen e pagave për pedagogët me 30 për qind.

Pagat për pedagogët do rriten me 30%, ku 20% do mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucionit”, vuri në dukje ministrja Kushi.