NJOFTIM
Ju njoftojmë se në datën 12 Shkurt 2024 do të zhvillohen provimet për të profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar).
Provimi i certifikimi do të organizohet për:
1-Mjekët (të gjitha specialitetet) dhe Farmacistët
Në datë 12 Shkurt 2024 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë
2-Stomatologët
Në datë 12 Shkurt 2024 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare
Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe një fotokopje të saj;
- Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.
Faturat e provimit
Programet
FATURE-ARKETIMI-Mjek-Farmacist
FATURE-ARKETIMI-perseritje-Mjek-Farmacist
FATURE-ARKETIMI-perseritje-2-Stomatolog
FATURE-ARKETIMI-perseritje-3-Stomatolog






