🔸Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, nesër, më 12 Mars 2024 do të zhvillohen zgjedhjet e reja të Këshillit Studentor UAMD, ku studentët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për secilin fakultet, në përputhje me vendimin nr.8 datë 09.12.2021 për “Rregulloren për Anëtarë të Këshillave Studentor të Njësive Kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

✅ Ftojmë të gjithë studentët që të paraqiten së bashku me mjetin e tyre të identifikimit, ditën e nesërme, 12 Mars 2024, nga ora 08.30 – 15.00 për të votuar për kandidatët përkatës sipas Fakultetit të tyre, pranë qendrave të votimit si më poshtë:

– Fakulteti i Biznesit, Auditori 04, Godina nr.2 në Kampusin Universitar;
– Fakulteti i Edukimit, Auditori 017, Godina nr.1  në Kampusin Universitar;
– Fakulteti i Shkencave Politike Juridike, Salla e Konferencave, Godina nr.2 në Kampusin Universitar;
– Fakulteti i Studimeve Profesionale, Salla e Konferencave, në godinën në Currila;
– Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit Salla e Konferencave, në godinën në Currila.

Për ’t’u njohur me kandidatët potencial sipas secilit Fakultet ju lutem skanoni QR code, ose klikoni në linkun https://uamd.edu.al/dita-e-zgjedhjeve-per-anetare-te-keshillave-studentore-uamd/

Mos mungo, Eja dhe zgjidh përfaqësuesin tënd në Këshillin Studentor të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.



#UAMD
#studentvotes
#këshillistudentoruamd