Për të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për të ndjekur Praktikën Profesionale 3-Mujore me mbikëqyerje. Ju bëjmë me dije se kandidatët do të regjistrohen pranë vendbanimit ku ato jetojnë (kjo për shkak të pandemisë) nga datat 3 deri 18 Shtator 2020.

Datat e dorëzimit të dokumentacionit për regjistrimin do të jetë:

3    Shtator: Logopedia

4     Shtator: Teknik Laboratori

8     Shtator: Teknik Imazherie

9-10   Shtator: Mami

11-14  Shtator: Fizioterapi

15-18  Shtator: Infermieri e Përgjithshme

Pranë zyrave rajonale kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të vendosura në një zarf :

  1. Kartelën e plotësuar (shkarko)
  2. Kërkesë antarësimi, me shkrim dore (shkarko)
  3. Diplomë + listën e notave të noterizuar. Në mungesë të diplomës vërtetim nga Universiteti.
  4. CV
  5. Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës.
  6. 6 foto.
  7. Mandat pagesë në llogari të UISH-së prej 3 000 lekësh në një nga këto bankat
BANKA CREDINSMe nr. llogarie145351
BANKA RAIFFEISENMe nr. llogarie0100927928
BANKA INTESA SANPAOLOMe nr. llogarie2022930901
BANKA TIRANAMe nr. llogarie0130-309114-100
BANKA KOMBËTARE TREGTAREMe nr. llogarie416284099

Gjatë paraqitjes për dorëzimin e dokumentacionit kandidati duhet të ketë parasysh të zbatojë rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

  • Të paraqitet pranë Zyrave të UISH-së Rajonale , i pajisur me masat mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike.
  • Të zbatojë ruajtjen e distancës sociale 1.5-2 metra nga kandidatët e tjerë.

Pas dorëzimit të dosjes kandidatët do të pajisen me:

Librezën e Praktikës Profesionale ,

E cila përmban informacion të përgjithshëm për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë , për temat që do të përgatitet për zhvillimin e provimit të praktikës profesionale dhe ku do të bëj plotësime për praktikën që do të zhvilloj me mbikëqyrësin.

Karta e Identifikimi  të praktikës profesionale,

Dokument identifikimi profesional të cilën praktikanti duhet ta ketë gjatë ushtrimit të praktikës profesionale.