Ju informojmë se Projekti GRADUA (https://gradua.rash.al/), në të cilin Universiteti Politeknik i Tiranës është institucion partner, ka filluar tashmë të tregojë ecurinë e tij pozitive sa i përket avancimit të të diplomuarve shqiptarë. Vendet e para të punës kanë nisur të konfirmojnë efikasitetin e kësaj platforme.

Në javët e fundit të vitit akademik, përpara diplomimit tuaj, nevojitet vëmendje e shtuar për të ardhmen e punësimit tuaj.

Realizoni vetëm 3 hapa pasi të vizitoni adresën:

https://gradua.rash.al/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq



dhe ju do të pajiseni me një CV të formatit Europass, aq shumë e kërkuar, e kompletuar me të gjitha informacionet e nevojshme për të tërhequr Punëdhënësit potencialë.


Hapi 1: Regjistrohuni duke vendosur Universitetin ku studioni, Fakultetin dhe nivelin e studimeve, Bachelor apo Master. Plotësoni të dhënat tuaja dhe pajisuni nga platforma GRADUA me kredencialet e aksesit në zonën e rezervuar të saj.

Hapi 2: Kyçuni në platformën GRADUA me kredencialet tuaja personale të aksesit dhe plotësoni Pyetësorin, i cili shërben për gjenerimin e CV-së suaj.

Hapi 3: Printoni CV-në tuaj të gjeneruar nga platforma GRADUA dhe nisni të shfletoni ofertat e punës të shfaqura brenda saj, ku do të mund edhe të kryeni aplikime.

Për çdo pyetje ju lutemi të na shkruani në adresën e e-mail [email protected]