Të dashur Maturantë!
- Ftojmë të gjithë maturantët të vazhdojnë të aplikojnë deri në datën 23 Tetor, të cilët janë pjesë e portalit U-Albania ku rezultojnë të pa regjistruar në asnjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në një nga degët me kuota të lira në Fakultetin e Ekonomisë.
- Kuota të lira sipas degëve janë: Administrim Biznes – 7 Kuota, Ekonomiks – 16 Kuota, Financë – 2 Kuota.
- Kandidatët duhet të marrin me vete diplomën/certifikatën e shkollës së mesme të shkarkuar nga portali e-albania ose dokumentin origjinal. Formulari i kërkesës i vendoset në dispozicion aplikantit kur paraqitet pranë posteve të regjistrimit në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, pranë zyrës së informacionit.


