NJOFTIM PËR KONKURSET E PRANIMIT
NË UNIVERSITETIN E SPORTEVE TË TIRANËS

Datat e regjistrimit të aplikantëve për konkurset e pranimeve për vitin akademik 2020-2021 do jene nga ora 9:00-15:00 pranë Degës së Informacionit Studentor dhe Rregjistrimeve të ndarë sipas qarqeve:
11-12 gusht 2020 – Qarku Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Gjirokastër
13 Gusht 2020 – Qarku Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Fier
14,17,18 Gusht 2020 – Qarku Tiranë

Dokumentat që duhet te ketë kandidati për regjistrim për konkurs do të jenë:
– 2 fotografi dokumenti 4×6
– Fotokopje kartës së identitetit
– Mandat pagesa e tarifës së konkurimit
– Kartela mjekësore

Konkursi praktik në FAKULTETIN E VEPRIMTARISE FIZIKE DHE REKREACIONIT do të zhvillohet në datat 21-22-23 gusht 2020.

Konkursi praktik në FAKULTETIN E SHKENCAVE TË LËVIZJES do të zhvillohet në datat 24-25-26-27 gusht 2020.

Për infomacione më të detajuara për të gjithë proçesin e konkurseve të pranimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës klikoni linkun: http://ust.edu.al/bachelor/