Të dashur studentë, ju urojmë mirëseardhjen në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe qoftë një vit i mbarë e i suksesshëm!

Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të parë Bachelor, se procesi mësimor fillon në datë 7 Tetor 2024, sipas orarit të shpallur në faqen zyrtare të fakultetit.

Ditën e hënë, datë 7.10.2024, ora 08:30, në sallën 412A do të zhvillohet takim i studentëve të vitit të parë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. 

Për tu njohur me orarin klikoni këtu: ORARI