Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 14 janar 2022, u zhvillua takimi informues, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (TEYC 2022).
Gjatë takimit, studentët u informuan për Programin Activ8, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, për thirrjet për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë.
Nga përfaqësuesit e Programit Activ8, Kongresi Rinor Kombëtar, studentëve iu dha një informacion i detajuar mbi aplikimin për Projekt Ide, kush mund të aplikojë, formatet e aplikimit, buxhetin e parashikuar sipas aktiviteteve, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kushtet, kriteret, vlerësimin dhe afatet e aplikimit. Më datë 23 dhjetor 2021, në web – in e Universitetit është publikuar thirrja “Për Projekt Ide në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Afati për aplikim është shtyrë deri më datë 28 janar 2022.
Linku i aplikimit: https://tiranaeyc2022.al/news/


