Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Qendrës së Personel Rekrutimit, fton studentët që ndjekin studimet Master ose kanë përfunduar studimet Bachelor të informohen mbi mundësitë për punësim dhe arsimim në Forcat e Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes ofron për vitin akademik 2025–2026:
- 50 kuota studimi me kosto “0” lekë (akomodim, fjetje, studim)
- Pagesë mujore 66,000 lekë
- Përfitime të tjera për të rinjtë nën 29 vjeç me diplomë Bachelor
Preferohen degët e inxhinierisë, ekonomisë dhe menaxhim-biznes.
Për më shumë informacion në: [email protected];






