Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:
Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)
Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)
Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn
Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 20 Gusht 2025 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
– Pjesëmarrësit në konkurs, të cilët janë vetëm ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Koha e zhvillimit të testit është 2 (dy) orë nga momenti i hapjes së tezës.
– Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë).
– Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.
– Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.
Shënim:
Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marri pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë.
Gjatë zhvillimit të testit kandidati duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla (Kliko këtu për të shkarkuar rregullat).


