My Post

International University of Struga

Njoftim mbi mundësinë e studimeve në programin Fulbright, ofruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Content Protection by DMCA.com

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Ambasadën Amerikane, për studentët dhe studiuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, ofrohen mundësi studimi në programin Fulbright.

Programi Fulbright për Studentë të Huaj (Fulbright Foreign Student program) është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara. Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. 2022 Fulbright Student Program

Programi Fulbright për Studiues të Huaj (Fulbright Visiting Scholar Program) është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit 2022 Fulbright Visiting Scholar .

Programi Hubert H. Humphrey dërgon në Shtetet e Bashkuara profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës, për një program dhjetë mujor, të nivelit pasuniversitar, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit professional, por që nuk përfundon me diplomë. Kandidatët nominohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik.

Për më tepër detaje klikoni këtu.

International University of Struga

Shkruaj një koment...