Ju informojmë mbi kategoritë që përfitojnë tekstet falas në masën 100%, sipas VKM nr. 474, si më poshtë:
✅ Fëmijët që kanë përfituar statusin e jetimit;
✅ Nënësit/fëmijët që vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit;
✅ Janë me aftësi të kufizuara, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen sociale;
✅ Vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë;
✅ Vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti;
✅ Vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim të cilët janë pa të ardhura;
✅ I përkasin kategorisë Rome dhe Egjiptiane;
✅ Fëmijët që gëzojnë statusin e të verbërit (këta fëmijë pajisen me tekste shkollore të transkriptuara në shkrimin Brail, të regjistruara në audio ose me shkrim të madhëzuar, të cilat janë pronë e shkollës);
✅ Gëzojnë statusin e viktimës dhe të viktimës së mundshme të trafikimit në përputhje me vendimin nr. 499, datë 29.08.2018 të Këshillit të Ministrave;
✅ Fëmijët e moshës shkollore të arsimit parauniversitar, viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit;
✅ Janë të moshës shkollore të arsimit parauniversitar të cilët janë në institucionet e paraburgimit/vuajtjes së dënimit;
✅ Janë të shtruar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”;
✅ Fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës;
✅ Fëmijët, të cilët janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial publik.
✨ Suksese! 📖


