Universiteti Politeknik i Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO) dhe nismave institucionale për mbështetjen, orientimin dhe dhënien e mundësive konkrete për zhvillimin profesional të të diplomuarve, informon të diplomuarit e rinj mbi mundësinë për të marrë pjesë në sesionet informuese online në kuadër të EPO Young Professionals Programme, një program prestigjioz i Zyrës Evropiane të Patentave (EPO).
Kjo thirrje vlen vetëm për të diplomuarit (recent graduates).
Në vijim të lançimit të fushatës së programit, gjatë muajve janar dhe shkurt 2026 do të zhvillohet një seri sesionesh informuese online, të udhëhequra nga Young Professionals aktualë të EPO, të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre profesionale, jetën e përditshme në EPO dhe këshilla praktike për procesin e aplikimit.
Për detaje mbi sesionet online kliko këtu.


