Erasmus Mundus Joint Master Degree (EMJMD)/Programi i Masterave Europianë të Përbashkët është një program ndërkombëtar I integruar studimi, I ofruar nga një konsorcium ndërkombëtar institucionesh të arsimit të lartë.
Mobiliteti duhet të kryhet në të paktën dy nga vendet e programit. Përfundimi me sukses çon në marrjen e një diplome të përbashkët ose një diplome të dyfishtë/shumëfishtë.
Bursat e studimit: EMJMD ofron bursa si kontribut për shpenzimet e:
– pjesëmarrjes (përfshi këtu tarifa) deri në 4500€/në vit për studentët nga vendet e programit dhe 9000€/në vit për studentët nga një vend partner.
– udhëtimi 1000-3000€/ në vit në varësi të rezidencës.
– 1000€ për shpenzime lidhur me vendbanimin nëse rezidenca është në një vend partner.
– 1000 € /në muaj, kosto jetese ( maksimumi 24 muaj).
Për të aplikuar: Informacioni mbi EMJMD-në kërkesat dhe aplikimet janë në faqe e web-it të secilit projekt.
UniTrento merr pjesë në këto projekte:
IMSISS – International Master në Siguri, Intelligjencë dhe Studime Strategjike – Apliko tani!
Studentët në Master Ndërkombëtar në Siguri, Inteligjencë dhe Studime Strategjike do të shqyrtojnë një gamë të gjerë sfidash bashkëkohore të sigurisë, si terrorizmi, lufta civile dhe konflikti, migrimi masiv, siguria e furnizimit me energji, siguria kibernetike dhe teknologjitë e reja, krimi i organizuar transnacional dhe serioz. Studentët do të eksplorojnë gjithashtu qasjet inteligjente dhe strategjike të përdorura nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritar për të luftuar këto kërcënime. Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare e UniTrento është e përfshirë në pistën e studimit “Shkaqet e Konflikteve” (Rruga B). Konsorciumi IMSISS përfshin gjithashtu Universitetin e Glasgow (Mbretëria e Bashkuar, koordinator), Universitetin Charles (Republikë Çeke) dhe Universitetin e Qytetit të Dublinit (Irlandë).
LCT -Master Europian Masters i Përbashkët në në Teknologji gjuhësore dhe Komunikimi
I pajis studentët me njohuri të thella në një sërë disiplinash që kontribuojnë në teknologjitë gjuhësore dhe të komunikimit dhe forcon aftësinë e tyre për të punuar sipas metodave shkencore. Njohuri praktike përfitohen duke zgjedhur kombinimet e duhura të moduleve në teknologji gjuhësore, Linguistikë teorike dhe kompjuterike dhe Shkenca kompjuterike.
LCT është krijuar për të përmbushur kërkesat e industrisë dhe kërkimit në një fushë që është në një zhvillim të shpejtë, duke ofruar mundësi edukimi dhe trajnimi për brezat e ardhshëm të udhëheqësve në kërkim dhe inovacion. Partnerët janë: Qendra e Unitrentos për shkencat për trurin, Universiteti Saarland ( Gjermani. Coordinator), Universiteti I Maltës, Universiteti I Lorraine-s, Universiteti Charles (Republikë Çeke), Universiteti Groningen (Hollandë) dhe Universiteti I vendeve Baske ( Spanjë).
ME3+ – European Joint Masters në Manaxhim dhe Inxhinieri Mjedisi dhe Energji – Apliko tani!
Afati 9 Janari 2022.
Masteri Europian i Përbashkët në Menaxhim dhe Inxhinieri Mjedisi dhe Energjie është një program master inovativ që kombinon Energjinë dhe Inxhinierinë e Proceseve Mjedisore me Menaxhimin dhe Shkencat Shoqërore si edhe Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit. UniTrento përfshihet në linjën nr.3 të studimit “ Menaxher projektesh në Qytetet Smart dhe Industri 4.0” me Universitetin e Lirë të Bolzanos, Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë së Budapestit, Hungari dhe IMT Atlantik (Franë, koordinator). Universiteti I Borås ( Suedi) është një tjetër partner në projekt.
Vizitoni gjithashtu: https://international.unitn.it/incoming/erasmus-mundus


