Universiteti Politeknik i Tiranës së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një ndër kompanitë me prestigjoze japoneze në botë, kompaninë Mitsubishi Cooperation (MC).

Universiteti dëshiron të nxisë liderë të rinj premtues, të cilëve do t’u besohet e ardhmja e vendit, ndërsa Mitsubishi Cooperation dëshiron sinqerisht të japë kontribut në zhvillimin e shëndoshë të Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetje financiare për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në këtë kuadër MC ofron një bursë studenti për vitin akademik 2022 – 2023 dhe studenti i përzgjedhur do të zhvillojë 5 muaj studime në kuadër të një programi shkëmbimi, pranë Universitetit Keio, në Tokio, Japoni.

Kriteret për përfitmin e bursës:

1. Studenti të jetë i regjistruar në një program studimi, Bachelor, në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe të ketë përfunduar vitin e parë akademik;

2. Të jetë me rezultate shumë të mira.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Kopja e pasaportës, ose kartës së identitetit;

2. Letër motivimi.

Dokumentat e aplikimit do të dorëzohen pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT.

Afati i aplikimit është deri në datë 7 tetor, ora 12.00.

Aplikantët do t`ì nënshtohen një interviste, e cila do të zhvillohet në mjediset e Rektoratit të UPT – së, në datën 11 tetor 2022.

Studenti që do të përzgjidhet, do të njoftohet brenda datës 14 tetor 2022. Për informacione shtesë mund të kontaktoni në email: [email protected] ose [email protected] .